Shqetësime pasi Twitter ndalon politikën për keqinformimet mbi COVID

Twitter thotë se e ka ndaluar zbatimin e politikës së tij kundër keqinformimeve mbi COVID-19, duke ngritur shqetësimet se kjo mund të ketë pasoja serioze nëse nuk e nxit vaksinimin dhe përpjekjet e tjera për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Përdoruesit e vunë re ndryshimin të hënën mbrëma, duke vënë në dukje se ishte bërë një përditësim i rregullave në internet të Tëitter: "Në fuqi nga 23 nëntori 2022, Tëitter nuk po zbaton më politikën e informacionit keqinformues për COVID-19".

Deri të martën, disa llogari po testonin mundësitë e rëja dhe po e festonin hapësirën e re të kësja platforme, e cila vjen pasi Tëitter u ble nga miliarderi Elon Musk, i cili e quan veten një "absolutist i fjalës së lirë".

"Kjo politikë u përdor për t’i mbyllur gojën njerëzve në të gjithë botën që vunë në dyshim narrativën mediatike mbi virusin dhe mundësitë e trajtimit," shkroi në Tëitter, Dr. Simone Gold, një mjek dhe furnizues kryesor i keqinformimeve për COVID-19. “Një fitore për fjalën e lirë dhe lirinë mjekësore!”

Vendimi i Tëitter për të mos i hequr më pretendimet e rreme për sigurinë e vaksinave COVID-19 zhgënjeu zyrtarët e shëndetit publik, të cilët thanë se mund të çonte në më shumë pretendime të rreme për virusin ose mbi sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave.