Projektligji: Çdo shqiptar që shkon në Angli të kthehet mbrapsht direkt

Rreth 50 deputetë britanikë kanë propozuar një nismë ligjore, e cila parashikon që azilkërkuesit nga vende që cilësohen të sigurta, si Shqipëria, të kthehen menjëherë mbrapsht.

Deputeti David Davis, që ka propozuar këtë iniciativë ligjore, tha se kjo nismë do ketë efekt parandalues te personat që kalojnë Kanalin Anglez.

Ai tha se kërkesa do i drejtohet kryeministrit britanik, Rishi Sunak për miratim urgjent.

Rregullat e reja parashikojnë refuzim 100 përqind të kërkesave për azil nga vende si Shqipëria.

Në grupin e propozuesve të nismës ligjore janë edhe nëntë ish-ministra.

Më shumë se një në katër persona në mesin e 40 mijë emigrantëve që kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla, janë shqiptarë.

Megjithatë propozimi ligjor pritet të hasë në debate të forta, pasi disa kritikë thonë se shkel të drejtat ligjore për të kërkuar azil.