VIDEO/ Dardha zgjohet nën petkun e dëborës këtë të hënë

Dardha u zgjua nën petkun e dëborës këtë të hënë. Sipas të dhënave nuk ka probleme në këtë rrugë për qarkullimin e mjeteve të cilat duhet të pajisen me goma dimërore. Rreth 70-80% e hoteleve  janë të rezervuar. Kryesisht vendasit janë ata të cilët përveç pushimeve të fundjavës do të jenë edhe këtë fillimjave në juglindje ku ndër të tjera do të shijojnë borën dhe pamjen fantastike që fshati turistik i Dardhës ofron.