Hohmann: Në rrugën drejt BE-së, jemi plotësisht të përkushtuar ta mbështesim Shqipërinë!

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann i ka drejtuar një mesazh sot, popullit shqiptar me ratsin e festës së tij kombëtare.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! - shkroi Hohman në Fb. - Tani që Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ne jemi plotësisht të përkushtuar të mbështesim vendin për ta bërë realitet ëndrrën e qytetarëve të saj”, premtoi ambasadorja e BE-së. Po ashtu, ambasadorja publikoi edhe këto dy foto si mesazh.

Edhe dy ditë më parë, znj. Hohmann iu drejtua me një mesazh solidariteti dhe mbështetje, popullit shqiptar, pikërisht në ditën kur u mbushën tre vjet nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit 2019.