Bilanci ditor, 8 raste me Covid në 24 orët e fundit

8 persona të tjerë rezultuan të infektuar me koronavirus në vendin tonë nga 278 testime të kryera në 24 orë, për të treguar edhe njëherë se kurba e infektimeve nga virusi vdekjeprurës qëndron në nivele të ulëta.

Fatmirësisht, asnjë person nuk ka humbur jetën ndërkohë që rastet aktive në rang territori janë 164.

Buletini ditor i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 278 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 8 qytetarë, në Bashkitë:

4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Elbasan.

Janë 164 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,458 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 27 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 8

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 278

Testime totale 2,008,580

Raste pozitive 332,216

Raste të shëruara 328,458

Raste Aktive 164

Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 138

Gjirokastër 10

Fier 5

Berat 4

Vlorë 2

Shkodër 1

Elbasan 1

Kukës. 1

Dibër. 1

Lezhë 1.