Droga në Fier, Salianji: Thasët me 'pleh' që prodhojnë dhe imponojnë plehun politik prej vitesh

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një reagim në rrjetin social Facebook, denoncon prodhimin dhe trafikimin e kokainës nga Shqipëria. Salianji thekson faktin se vetëm në një fshat të Fierit u gjetën drogë me vlerë 40 milion euro.

Statusi i Salianjit
Thasët me “pleh” që prodhojnë dhe imponojnë plehun politik prej vitesh. Një operacion i vetëm i koordinuar nga partnerët kap një sasi droge me vlerë 40 milion Euro, kjo vetëm në një fshat! 

Prej vitesh Departamenti Amerikan i Shtetit ?? në raport tregon që Shqiperia ?? është kthyer në qëndër operacionale për trafikun e kokainës përveçse vendburim i kanabisit! 

Miliarda ? të gjeneruara nga aktiviteti kriminal përfshihen në politikë për të prodhuar plehun politik që dhunon, zhvat dhe varfëron qytetarët.

Deputetë, kryebashkiakë dhe lidhje të afërta të qeveritarëve janë kapur tanimë si trafikantë droge, trafikantë të qënieve njerezore, hajdutë, përdhunues. 

Është sistemi i ndërtuar nga Rama, duhet shembur!