Ku është varësja e famshme? Donaldi i kërkon llogari Borës

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë emrat më të lakuar të vitit të fundit.

Dyshja bënë bujë të madhe me historinë e tyre, të cilën zgjodhën ta jetojnë në syrin e publikut, dashur pa dashur.

Një nga momentet e bujshme të historisë së tyre është edhe takimi në BBV, por edhe “dhurata” që i bëri Donaldi, në tre vjetorin e lidhjes së tyre.

Së fundmi vetë aktori ka risjellë në vëmendje varësen që i dhuroi Borës, me të cilën ajo pozoi në disa nga fotot e saj në rrjetet sociale.

Donaldi ka postuar një foto të Borës me varësen e tij në qafë, krahas së cilës shkruan: “Ku është kjo?”