Kërkoi dy herë që t’i pezullohej dënimi për shkak të gjendjes shëndetësore, 48-vjeçari ndërron jetë në burg

Një 48 vjeçar në Kosovë ka ndërruar jetë në burgun e Dubravës. Mësohet se i burgosuri 48 vjeçar ka ndërruar jetë rreth orës 11:00 të ditës së premte.

Sipas mediave të Kosovës, i ndjeri ishte dënuar për veprat penale ‘Grabitje, Mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuari armëve’.

Gjithashtu bëhet me dije se i njëjti person kishte kërkuar dy herë që t’i pezullohej dënimi për shkak të gjendjes shëndetësore, por kërkesa e tij ishte refuzuar.

“SHKK për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ka bërë dy herë kërkesë për pezullimin e dënimit, por kërkesat janë refuzuar”-thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ndërkohë që pritet rezultati i autopsisë, organet po zhvillojnë hetimet e nevojshme.