VIDEO-SYRI TV/ Zgjedhjet për bashkinë e Vlorës, nesër prezantohen kandidatët e Primareve

Ditën e shtunë do të bëhet prezantimi zyrtar i tre kandidatëve të primareve të Partisë Demokratike për bashkinë e Vlorës. Në garë janë Hysni Sharra, Alta Haluci dhe Nada Daullja. Për Syri Televizion, të tri kandidatët zyrtarë të Primareve, deklaruan se më 14 maj, Vlorën do t’ia rikthejnë qytetarëve pasi, sipas tyre pakënaqësia, ndaj qeverisë Rama në këtë qytet është rritur.