'Shpresoj të bëheni më mirë nga barku zonjë'/ Arjola Demiri i kthehet ndjekëses ashpër në rrjetet sociale
Arjola Demiri si për jetën e saj personale, ashtu edhe për pamjen e jashtme, është një ndër më të komentuarat në mediat rozë e rrjetet sociale.
Edhe në Instagramin e saj ka shpeshherë ndjekës të pakënaqur dhe Arjola nuk ka duruar ndaj një komentuesje. “Na hapën barkun duke përdorur FaceApp nuk po i njohim më”, i shkruan komentuesja të cilës Arjola i kthehet: “Shpresoj të bëheni më mirë nga barku zonjë, me FaceApp që është në xhiro do kesh shpërthime “dijarretike” gjithmonë”.
Kjo nuk është hera e parë që Arjola merr të tilla akuza. Madje pak ditë më parë ajo publikoi foto në të 20-tat e saj dhe mori një lum komentesh duke e akuzuar se në fak nuk është aktorja në foto, nisur edhe nga pamje të mëparshme të Arjola Demirit para ndërhyrjeve.
Gjatë kohës kur aktorja ishte pjesë e spektaklit duke i realizuar ëndrrën e saj më të madhe: një shtëpi.