VIDEO-SYRI TV/ PD: Në truallin e Cirkut po ndërtohen kulla, Veliaj po ia jep klientëve të pushtetit

PD akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se  po i jep truallin e Cirkun Kombëtar, klientëve të pushtetit për të ndërtuar kulla shumëkatëshe. Anëtarja e Këshillit Kombëtar në selinë blu, Anxhela Malko, deklaroi se  që prej vitit 2018 e deri me sot, fondi i investimeve për Cirkun Kombëtar është zero. Sipas saj, kjo është fytyra e vërtetë e dyshes Rama-Veliaj, ndaj i bëri thirrje shqiptarëve të dalin në shesh më 6 dhjetor.