U diagnostikua me sëmundjen e rëndë, Sebastian Haller kryen operacionin e dytë

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Sebastien Haller, jashtë fushave prej një kohe të gjatë për shkak të një tumori malinj testikular, dha lajme qetësuese për gjendjen e tij shëndetësore pas operacionit të dytë që iu nënshtrua si pjesë e rikuperimit të tij.

“Një fazë e re e vërtetimit. Operacioni numër 2 shkoi mirë! Një falenderim i madh për ekipin mjekësor për ndihmën e përditshme. Mezi pres që të fillojë”, ka thënë 28-vjeçari në rrjetet e tij sociale.