Zyrtari i PS u kap me 400 kg kokainë/ Mediat malazeze zbulojnë detaje

Mediat malazeze zbulojnë detaje për sasinë e kokainës që u kap në banesën e zyrtarit socialist, Viktor Çervenaku.

Gazeta më e madhe e Malit të Zi, Vijesti, shkruan se bëhet fjalë për 400 kg kokainë.

Kokaina ishte futur në mes të plehut kimik dhe kishte mbërritur në portin e Tivarit që në mes të korrikut.

Inspektorët e Malit të Zi vendosën që të mos e sekuestrojnë direkt kokainë, por pritën se kush do paraqitej për ta marrë.

Pas katër muajsh hetimesh, u zbulua se një qytetar shqiptar e mori kokainën dhe ajo përfundoi në Fier.

Gazeta përmend emrin e Çervanakut. Ajo thekson se operacioni është kryer me ndihmën e DEA-s amerikane.

Policia malazeze, njësoj si ajo shqiptare, nuk kanë dhënë akoma informacione për këtë operacion.

Një ish-zyrtar malazeze, Rade Milosheviç, tha se bëhet fjalë për një sasi prej 300 deri në 400 kg kokainë.