VIDEO/ Ja banesa ku u kap kokaina, dyshohet për zyrtarë të përfshirë

Dalin detaje të reja nga operacioni antidrogë që zbuloi një linjë të trafikut të drogës dhe mënyrë të pazakontë të fshehur mes plehut kimik.

SYRI TV sjell pamje nga banesa ku u kap kokaina.

Hetimi për këtë çështje ka nisur më shumë se 3 muaj më parë, pas një sinjalizimi nga autoritetet e huaja. Ngarkesa ka mbërritur nga Kolumbia në Tivar 3 muaj më parë dhe më pas është dërguar në Frakull. Kokaina dyshohet se ishte e ndarë në 600 thasë të plehut kimik.

Nikolin Gjolena është personazhi kryesor i kësaj çështjes, teksa rezulton të ketë qenë i përfshirë dhe më herët në trafikun e drogave. Prokuroria e Posaçme pritet të ketë dhe një konferencë për këtë aksion.

Me ndihmën e partnerëve të huaj, si DEA amerikane, por ditën e djeshme dhe oficerët e policisë malazeze kanë zbritur në Shqipëri, teksa hetimi do të sqarojë nëse ky aktivitet ka qenë zhvilluar dhe më herët.

Ngarkesa ishte e pajisur me GPS. Prokuroria thotë se ka pasur biseda mes protagonistëve dhe personave të përfshirë në aktivitetin kriminal. 

Lënda narkotike është e përzier me plehun kimik dhe do ishte kolumbiani që do ta procesonte për ta pastruar. Katër të arrestuarit mendohet se bashkëpunonin me një nga krerët e një prej grupeve më të fuqishme kriminale. Dyshohet se ka dhe persona zyrtarë të përfshirë.