Torturuan një të ri dhe e dogjën të gjallë: Në Algjeri u dënuan me vdekje 49 persona

Një gjykatë në Algjeri ka dënuar me vdekje 49 persona për vrasjen dhe linçimin e një të riu që besohet se ka shkaktuar një zjarr në pyll vitin e kaluar.

Ai njoftoi në Twitter se do të udhëtonte 320 kilometra nga shtëpia e tij për të ndihmuar miqtë të luftojnë zjarret në rajonin Kabylia, zona më e goditur.

Por kur ai mbërriti, banorët e zonës e akuzuan gabimisht se kishte ndezur zjarrin. E torturuan dhe e dogjën të gjallë dhe trupi i tij u ekspozua në sheshin kryesor.

Videot e vrasjes së tij shkaktuan zemërim publik në Algjeri.