I bën pritë adoleshentes jashtë klubit të natës dhe e përdhunuan, arrestohen 2 emigrantë shqiptarë në Itali

Dy emigrantë shqiptarë të moshës 22 dhe 32 vjeç janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen se kanë përdhunuar në grup ndaj një vajze të mitur, 16 vjeç në Siena.

Nga hetimet e kryera nga autoritetet italiane ka rezultuar se përdhunimi i të miturës ka ndodhur në një makinë jashtë një klub nate .

Dy shqiptarët kanë përfituar nga gjendja e të miturës e cila ishte alkoolizuar dhe nën efektin e drogës.

Pasi e kanë përdhunuar dhe torturuar dy shqiptarët e kanë lënë vajzën pranë shtëpisë së saj, në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.

Pas denoncimit të vajzës në komisariatin e Poggibonsit, kanë nisur hetimet, të koordinuara nga prokurori publik në Gjykatën e Sienës, të cilat kanë çuar në identifikimin e dy të dyshuarve.

Pas arrestimit, dy të huajt u dërguan në burgun Santo Spirito në Siena, në pritje të arrestit të shtëpisë, me aplikimin e byzylykut elektronik. Policët kontrolluan shtëpitë e tyre në kërkim të telefonave e rrobave të veshura natën e ngjarjes. Gjatë kontrolleve, ata gjetën dhe një lëndë narkotike në shtëpinë e njërit prej dy të dyshuarve.