Arrestohet zyrtari i Ramës me djalin e të fejuarën, në kërkim kolumbiani

Arrestohet ish-kryekomunari i PS-së në Fier bashkë me djalin dhe të fejuarën e tij. Shpallet në kërkim kolumbiani.

Arrestimet erdhën pas operacionit anti-drogë nga SPAK, DEA amerikane dhe policia malazeze, ku u sekuestruan rreth 600 thasë të plehrave kimikë, ku brenda tyre kishte përmbajtje kokaine dhe fishekësh.

Plehu kimik ka ardhur në 600 thasë, teksa te disa prej tyre janë gjetur kokainë dhe fishekë. Sipas prokurorisë, plehu kimik ishte porositur nga kompania në emër të Zenel Çervenakut.

TE ARRESTUAR
-Viktor Çervenaku, ish-kreu i komunës Frakull në Fier
-Denilson Çervenaku, i biri
-Enxhi Ferhati, e fejuara e Demilsonit
-Në kërkim kolumbiani Zaimir Rodriguez