EMRAT/ 10 mijë rrënjë kanabis: Arrestohen dy punonjës policie në Fier

Dy punonjës policie janë arrestuar në Fier, të akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohen se favorizuan kultivimin e drogës të kapur në muajin korrik në fshatin Mujalli.

Me urdhër të Prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, u arrestua Spartak Gjiçali, me funksion Specialist për Krimet dhe Roland Ndreko, me funksion ndihmës specialist, të dy të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Në pranga ranë edhe Sejdi Genica dhe Vezir Genica, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”

Në kërkim u shpallën, Robert Bego (alias Fatmir, Xheki Qelia)  me masë sigurimi personal “Arrest me burg” , i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike dhe Elez Qelai me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”.

Sasia e bimëve narkotike, 10 mijë rrënjë mes misrit u kap më 20 korrik të këtij viti në parcela në fund të fshatit Mujalli pranë shtratit të lumit Seman.