'Qofshi mirë shqiptarë kudo t'ju ketë shpërndarë mërgimi!'

Nga Ilir Alimehmeti.

Miqtë e mi, fatkeqësisht, Shqipëria është vendi i tretë në botë për numrin më të lartë të diasporës (viti 2020).

Janë larguar për shkaqe politike dhe ekonomike shumica e tyre, se luftë s'kemi pasur si shtetet e tjera aty pranë nesh.

Do të donim shumë t'i kishim afër familjarët tanë, të pinim një kafe me ta, por nuk mundemi. Lidhjet familjare janë distancuar me kohën.

Gjithsesi, mërgata jonë vazhdon jep kontribut për njerëzit e afërt në Shqipëri dhe si rrjedhojë për Shqipërinë.

Fatkeqësisht Shqipëria iu përgjigjet duke iu mohuar të vetmen të drejtë që u ka mbetur, të drejtën e votës nga mërgata.

Në këtë moment do të doja të pija një kafe me familjarët e mi në mërgatë, por në distancë le t'i kujtojmë të paktën gjatë kafes sonë të mëngjesit.

Qofshi mirë shqiptarë kudo t'ju ketë shpërndarë mërgimi!