Opozita e kundërshtoi ashpër aferën/ Socialistët në rresht, miratohet projektligji për Portin e Durrësit

Mbrëmjen e djeshme është votuar në Kuvend projektligji për marrëveshjen e Portit të Durrësit.

Mjaftuan vetëm 74 vota pro të Partisë Socialiste, që marrëveshja të miratohej, ndërsa opozita ishte kundër.

Seanca e djeshme parlamentare u shoqërua me debate dhe diskutime të forta mes opozitës dhe pozitës.