Bylykbashi: Rama do të tjetërsojë pronën publike, do të japë 800 mijë tokë për pallate private

Në “Drejt” në RTV Ora, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh se pasuri publike nuk mundtë tjetërsohet dhe t’i kalojë privatit.

Ai tha se janë 800 mijë metra katrorë që do t’i kalojnë privatit në portin e Durrësit ku do të bëhen 12 mijë apartamente.

Bylykbashi: Kjo është një pasuri publike dhe dallon me pasurinë shtetërore nëse një pasuri shtetërore mund të falet apo shitet, pasuria publike nuk mund të tjetërsohet. Rama thotë se kjo pasuri nuk do t’i kalojë privatit, por do t’i kthehet shtetit.

Aty janë 800 mijë metra katrorë që do t’i kalojnë privatit dhe nëse një privat aty ka prona, do të kompensohet nga shteti. Të 12 mijë apartamentet që do të ndërtohen të gjitha ata 12 mijë pronarë apartamentesh do të bëhen pronarë të truallit ku janë ndërtuar pallatet në pronë publike.