Berisha publikon foton e Ramës me Çervanakun: Vëllezër në kokainë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar në Facebook foton e Edi Ramës me Viktor Çervanakun, zyrtar socialist, në shtëpinë e të cilit në Frakull të Fierit, u zbulua një laborator kokaine. 

Ish-kryetari i komunës Frakull punon aktualisht drejtor i administratës te OST, me rrogë mbi 2 mln lekë në muaj

Syri.net siguroi sot foton e Ramës me Çervanakun gjatë një inspektimi të linjave të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Droga e gjetur mësohet se është e një sasie të konsiderueshme. 

Mbi 50 thasë janë nxjerrë nga shtëpia e Çervanakut. 

Kokaina është transportuar me kamionët e ushtrisë të cilët duken edhe në video.