Laboratori i kokainës në Fier, kryeplaku i fshatit: Kapën 200 thasë, gjetën fishekë dhe drogë

Një sasi e madhe kokaine e cila kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine, e kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi, ka zbuluar një laborator kokaine në fshatin Frakull e Madhe të Fierit.

Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik, e kapur në muajin korrik të këtij viti, është mbajtur nën vëzhgim, për të zbuluar edhe destinacionin se ku do të shkonte.

Syri.net ka siguruar pamjet nga laboratori i kokainës në fshatin Frakull i Madh në Fier. Në pamje shihet banesa ku përpunohej kokaina. Mësohet se banesa ku bëhej përpunimi i kokainës ishte në pronësit të Viktor Çervanakut, ish-kryetar i komunës Frakull në Fier.

Fiqireti, kryeplaku i fshatit thotë se ka parë 50 policë në vendngjarje ndërsa shton se ishin rreth 200 thasë me pleh ku u gjet droga.

"Mund të jenë 200 thasë. Fishekë kishte. Mund të jenë 50 policë. Nuk e njoh për të tillë, s'është magazinë por e ka shtëpi ai."-tha kryeplaku.