Po transportonte 4 emigrantë kundrejt 150 eurove për person, arrestohet 33 vjeçari nga Tirana

Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës pasi po transportonte katër emigrantë kundrejt pagesës prej 150 euro secili.

Sipas njoftimit të policisë, 33-vjeçari u kap në flagrancë, në vendin e quajtur "Ura e Drinit të Zi", duke transportuar me automjet, kundrejt 150 eurove për person, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme.

Njoftimi i policisë/ Kukës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Drini i Zi”, i zhvilluar nga shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës.

Arrestohet në flagrancë një 33-vjeçar që u kap duke transportuar kundrejt 150 eurove për person, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, të DVP Kukës, në vijim të punës 24/7, në terren, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Drini i Zi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 33 vjeç, banues në Tiranë.

33-vjeçari u kap në flagrancë, në vendin e quajtur "Ura e Drinit të Zi", duke transportuar me automjet, kundrejt 150 eurove për person, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë?️?

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit??

#nëshërbimtëqytetarëve?️??️