Kush po e kap SPAK-un? Lapaj: Mazhoranca po përdor pushtetin, ka nisur gjuetinë e shtrigave

Kush po e kap SPAK-un? Kjo ishte tema e diskutimit këtë pasdite në emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv.

Juristi Adriatik Lapaj, u shpreh se nga fakti që opozita u dorëzua kur u miratuan 7 ligjet me 140 vota, mazhoranca duke i pasur të gjitha në dorë, ka nisur gjuetinë e shtrigave.

"Të paktën nga sa unë dëgjova këtu, del e qartë që dyshohet se kreun e Spakut tenton ta kapë mazhoranca. Nga ana tjetër, kemi përfaqësusen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e ngren çështjen dhe e çon në nivelin e shqetësimit publik.

Kjo tani, për hir të së vërtetës vërteton që SHBA ka qenë për reformën në drejtësi dhe jo me një nga palët. Fakti që ambasada tashmë kur shikon se po tentohet të hapet kjo strukturë, kërkon alenacë më qytetarët për të ushtruar presionin e majftueshmë, tregon qartë që interesi më i madh i kësaj amabasade ka qenë reforma në vetvete.

Çështja është se kur u miratuan 7 ligjet me 140 vota, tani kush ju tha përfaqësuesve të opozitës të mos shkoni në komisionet e ngritura sipas ligjit për të bërë vetingun dhe për të zgjedhur përfaqësuesin e KPP-së dhe KPA-së?

Ja la në dorë mazhorancës të gjitha, dhe mazhornaca normalisht, duke i pasur të gjitha në dorë, nisi një gjueti shtrigash lart e poshtë", u shpreh Lapaj.