FOTO/ Nuk e lejuan të mbajë shiritin 'OneLove', Neuer dhe ekipi gjerman i kundërpërgjigjen FIFA-s

Në stadiumin “Khalifa International”, po luhet sfida Gjermani-Japoni në Botërorin e Katarit. Kapiteni Manuel Neuer dëshironte të mbante shiritin “OneLove” në ndeshjen debutuese, por FIFA nuk e ka lejuar.

Për këtë arsye, përpara sfidës ekipi iu është përgjigjur përmes një foto me gojat mbyllur.

Edhe pse nuk ka mundur të mbajë atë, Nojer ka sfiduar FIFA-n me një tjetër shirit (Jo diskriminim).