", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/23/auto_FiQeVyVXoAAD4NP-780x4391669219607.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Takimi trepalësh për targat në Bruksel, Lajçak: Shpresoj të gjendet një zgjidhje

Po vazhdon takimi mes kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel.

Kjo u bë e ditur nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një shkrim në Twitter, Lajçak ka thënë se pret të arrihet një zgjidhe përfundimtare për t’i ulur tensionet në terren mes dyja shteteve.

‘Sot po pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë si vazhdim i takimit tonë të nivelit të lartë. Shpresa ime e sinqertë është se ne do të arrijmë të gjejmë një zgjidhje sot për të de-përshkallëzuar tensionet në terren dhe për të punuar drejt normalizimit të marrëdhënieve’, shkroi Lajçak.

‘Bisedimet po vazhdojnë’, shtoi ai.

Ndërkaq, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Ai ka thënë të martën se ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, është shumë i përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e targave ilegale serbe.