VIDEO-SYRI TV/ Dita e katërt e përmbytjeve në Durrës, uji tërhiqet nga banesat dhe lë pas dëmet

Në Durrës uji është tërhequr nga banesat e përmbytura në zonën e ish-kënetës, por dëmet që ka lënë pas janë të mëdha.

Dëmet kryesore janë ato në mobilje apo elektroshtëpiake, të cilat pas përmbytjes nga uji, janë jashtë funksionit.

Në disa familje ende nuk kanë shkuar grupe të vlerësimit të dëmeve, por dhe atje ku kanë shkuar, nuk kanë bërë asnjë raport për pasojat, thonë banorët.

Banorët e prekur nga përmbytjet kërkojnë dëmshpërblim, pasi sipas tyre, çdo vit po detyrohen të blejnë mobilje të reja, për shkak të ujit që vërshon nëpër banesa.