KAFE SHQETO/ Shqiptarët ikin nga papunësia, vijnë të huajt që paguhen 2-fish

Eksperti ekonomisë, Enriko Ceko dhe nënkryetari i shoqatës së biznesit të mesëm dhe të vogël, Bujar Muço ushin të ftuar në emisionin e mëngjesit në kafe Sheto ku diskutuan për problemet e biznesit dhe represionit nga qeveria.

Ceko është shprehur se ardhja e të huajve për të zëvendësuar krahun e punës do të përballet me disa probleme por edhe biznesi do të ketë përfitime.

"Arsyet që bizneset thithin të huaj për të plotësuar vendet e punës janë prirja demografike është që sot kemi shumë më pak lindje, përveç Tiranës zonat përreth më shumë ka vdekje se sa lindje. Arsyeja tjetër që bizneset punësojnë të huaj është emigrimi dhe deficenca e qytetarëve tonë për të ushtruar disa detyre, pasi një indian, turk mund të jetë shumë herë më i zoti se një shqiptar në një vend pune. Ndërsa arsyeja e tretë është korrupsioni.

Ne kemi diku ke 700 mijë pensionist që për pensionin e tyre të jenë gati 3 milionë persona krahë pune, që këta pensionist të kenë një pagesë dinjitoze. Nëse për një pagë 50 mijë lek mbahet një taksë nga shteti që për të plotësuar një pension dinjitoz diku ke 30 mijë lekë atëherë i bie që të punojnë 4 persona dhe taksat nga pagesa e tyre të plotësojnë një pension të mirë.

Skena e pensioneve është e falimentuar pasi marrin lekë nga buxheti i shtetit për të plotësor pensionet, qindra miliona euro duhet të shkojnë në shërbim të mirave publike dhe jo të plotësohen pension, kjo tregon që skema jonë është e dështuar."

Nënkryetari i biznesit të vogël dhe të mesëm, Muço ka thënë se rritja e pagës së minimale nga qeveria ka qëllime që të detyrojë biznesin të kontribuojë më shumë taksa dhe të mbulojë të gjitha deficencat e tyre ekonomike.

Mungesa e krahut të punës vjen si pasojë e emigrimit masiv që ka prekur vendin ndërsa zëvendësimi vjen duke marrë emigrantë nga bota e tretë. Kjo nuk do të japë rezultate pasi do të jetë problem gjuha dhe komunikimi, por edhe problemi për tu adoptuar në sisrtemin tonë të punës. E gjitha ajo që thotë qeveria është një propagantë sepse emigrantët e botës së tretë e shohin si një trampolinë për të shkuar në perëndim.

Qeveria me pretekstin rritja e rrogës minimale nuk bën asgjë tjetër vetëm shton taksat dhe detyrimet e bisnesit për sigurimet shoqërore, ne jemi dakort me rritjen e rrogës minimale por jo në qëllimin për të vjeli bizneset dhe kjo deficencë përdoret për të mbulua të gjitha shpenzimet e pa kontrolluara."