Grabitën dhe dhunuan për vdekje 89-vjeçarin, dalin para gjykatës dy të rinjtë

Autorët e dyshuar të vrasjes së 89-vjeçarit në Klos të Mallakastër kanë dalë këtë të mërkurë para gjykatës.

Dy të rinjtë hynë për të vjedhur paratë e të moshuarit Çaush Shehaj, por pasi nuk gjetën shumën e të ardhurave që kërkonin kanë dhunuar 89-vjeçarin dhe bashkëshorten e ti të sëmurë.

Çaushi humbi jetën, ndërsa gruaja e tij ka plagë të rënda në trup.

Fqinjët tregojnë detaje të rënda nga nga ngjarja, teksa në shtëpinë e çiftit ka shenja gjaku dhe prova të forcës që autorët kanë përdorur, që te thyerja e derës e deri te lëvizja e mobiljeve.