Bashkia: Përmbytjet në Shkodër, dhjetra hektarë tokë nën ujë, 70 persona të evakuuar

Situata si pasojë e përmbytjeve pas shkarkimeve të panjoftuara nga hidrocentralet në qarkun e Shkodrës vijon të jetë problematike.

Në një informacion që është bërë publik sot nga Bashkia Shkodër mësohet se janë akoma nën ujë një sipërfaqe totale toke prej 1435 Ha.

Ndërkohë vijojnë të jenë 16 familje, të evakuuara, me gjithsej 70 person.

Informacion mbi gjendjen në Shkodër

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 23.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.90m, (kuota e matur sipas ores 07.00).(Kuota max 8.70 m).

• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.65 m, ((kuota e matur sipas ores 07.00). (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1435 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

2. Rruga e Obotit ka presence uji 60 cm, eshte e kalueshme vetem me mjetet e ushtrise.

3. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Verehet nje gerreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht:

Janë 16 familje, të evakuara, gjithsej 70 person, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje, 57 persona, jane te evakuara 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona)

Lagja nr. 1, 1 familje ( 5 përsona)

43 persona jane te akomoduar ne konvikte.

1 shtepi me presence uji (lagjia Ajasem).

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.