", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/November/23/auto_wall_mart_shooting_xr1669185434.webp", "width": 1168, "height": 656 } }

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, të paktën 10 persona të vrarë dhe shumë të plagosur

Një alarm ka rënë në qytetin Chesapeake , në Virxhinia , SHBA, për shkak të një incidenti me të shtëna që ka ndodhur në një dyqan të zinxhirit Walmart .

Policia ka shkuar në vendngjarje në orën 22:12 me orën lokale dhe kur oficerët hynë në dyqan ata gjetën disa të vdekur dhe të plagosur, sipas zëdhënësit lokal të AT Leo Kozinski.

Sipas informacioneve të CNN, dyshohet se në mesin e të vrarëve është edhe personi që kreu masakrën, i cili ishte dhe menaxheri i dyqanit  por deri më tani nuk ka asnjë njoftim tjetër për rrethanat e incidentit të përgjakshëm.

Disa media flasin për rreth 10 të vdekur dhe për shumë të plagosur.

Senatorja e shtetit të Virxhinias, Louise Lucas shkroi në Twitter:

"Nuk do të pushoj derisa të gjejmë zgjidhjet për t'i dhënë fund kësaj epidemie të dhunës me armë në vendin tonë".