Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen të mërkurën në Bruksel

Kryenegociatorёt nga Kosova dhe Serbia do tё qёndrojnё tё mёrkurёn nё Bruksel pёr njё takim me tё dёrguarin e veçantё pёr dialog Mirosav Lajçak, merret vesh nga burime tё mirёinformuara nё BE.

Sipas kёtyre burimeve, pjesëmarrjen tashmё e kanё konfirmuar si kryenegociatori  i Kosovёs, Besnik Bislimi ashtu edhe ai i Serbisё, Petar Petkoviq.

Mbetet e paqartё nëse ata do takohen ndaras me Lajçak apo do tё kenё edhe takim tё  pёrbashkёt, raporton RTK.

Deri te kjo vizitë e kryenegociatorёve vjen vetёm dy ditё pas dёshtimit tё raundit tё nivelit mё tё lartё politik që u mbajt nё kryeqendrёn evropiane.

Kryeministri i Kosovёs Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandёr Vuçiq, nuk arritën pajtim tё hёnёn pёr tejkalimin e krizёs aktuale në mes tё dy vendeve tё krijuar si pasojё e vendimit tё qeverisё sё Kosovёs qё tё implementojë marrёveshjen mbi lёvizjen e lirё qё nёnkupton riregjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe, gjё qё refuzohet nga Beogradi zyrtar.