Ish-deputeti: Shkodra e diskriminuar, merr më pak fonde se Roskoveci

Ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi thotë se Shkodra është një nga qarqet më të diskriminuara nga qeverisja qendrore sa i përket investimeve.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gurakuqi u shpreh se të dhënat e tij mbështeten në statistika të Ministrisë së Financave, që është në varësi të qeverisë qendrore dhe tregojnë se Shkodra është diskriminuar me një buxhet më të vogël se bashkia e Roskovecit.

Mjafton t’i referoheni investimeve dhe do të shihni që investimet në Shkodër janë në kuotat më të ulëta prej 9 vjetësh. Janë statistikat e Ministrisë së Financave që varet nga qeveria qendrore.

Një qeverisje nacionale që mendon dhe vepron në terma nacionalë duhet të kompensojmë aty ku qeverisja lokale, të themi, nuk është e aftë të bëjë investime, në këtë rast ndërhyn qeveria qendrore, e ka me kushtetutë.

Bashkia e Shkodrës merr më pak fonde se bashkia e Roskovecit prej 9 vitesh, një situatë e papranueshme për çdo shqiptar. Kjo ka çuar në boshatisjen e qytetit, të Alpeve, që janë një hambar pasurie për Shkodrën dhe Shqipërinë”, tha Gurakuqi.