6 dhjetori/ Xhaferri-Veliajt: Demagog i lavatriçes së betonit. Europa dëgjon kur bërtitet!

Kryetari i FRPD, Besart Xhaferri iu përgjigj akuzave të Erion Veliajt lidhur me protestën e thirrur nga opozita në 6 dhjetor. 

Xhaferri shprehet në një postim në rrjetet sociale se asnjë protestë nuk tërpëron dhe se bota e lirë proteston sa herë qeveria zhytet në paligjshmëri dhe krim, aq sa vendi po përballet me një nga eksodet më të mëdha.  

Xhaferri e quan Veliajn lavatriçe betonit dhe i kujton se në 6 dhjetor shqiptarët do të jenë në shesh t'i rikujtojnë BE-së që nuk e pranojnë damkën që Rama po i bën vendit. 

Postimi
Përpara botës nuk të turpëron një protestë! I kujtoj demagogut të lavatriçes së betonit që bota e lirë proteston mbi të gjitha në evente të tilla!
Bota e dirigjuar dhe e kontrolluar ose më saktë vendet autokrate, siç doni ju ta ktheni Shqipërinë, bën shfaqje dhe shou! Përpara botës e keni turpëruar ju Shqipërinë duke shkaktuar eksodin e 750 mij bashkëatdhetarëve tanë, mes të cilëve 50 mijë me gomone veç këtë verë dhe qindra mijra me azil kërkim! Përpara botës turpërohesh kur termi "Shqiptar" lakohet si kriminel dhe refugjatë në parlamentet e Europës! Diçka që PD e zhduku si paragjykim gjatë 2005-2013 duke na kthyer në partner dhe Europianë të besuar për BE! Ju na kthyet përsëri në eksodin e 1991! Kjo na turpëron...dhe për këtë do jemi të gjithe në 6 Dhjetor t'ia rikujtojmë BE që ne nuk e pranojmë këtë damkosje që autokrati jonë po i bën atdheut tonë! Europa dëgjon kur bërtitet dhe jo kur bëlbëzohet!