Takimi i Brukselit dhe dështimi i negociatave/ Zaimi: Absurde që Borrell pranoi versionin e Vuçiç

Politologu Arbër Zaimi, ishte i ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, ku foli më shumë në lidhje me bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë dhe konkretisht takimit të djeshëm mes Kurtit, Borrell dhe Vuçiç.

Teksa komentoi këtë takim, Zaimi u shpreh se për të është shumë absurd fakti që Borrell e pranoi versionin e Vuçiç për një marrëveshje pa propozimin e Bashkimit Europian.

“Deklarata e djeshme ka qenë një suprizë në një farë mënyrë dhe me thënë të drejtën ka qenë dhe absurde se si përfundoi takimi i djeshëm. Në fakt kane qënë tre takime, ka qenë dy takime mes Bashkimi Europian dhe dy liderave të vendeve dhe një takim me të treja palët së bashku.

Në atë takim, Kosova ka bërë propozimin e saj për pezullimin e masave penalizuese për targat, dhe në të njëjtën kohë Serbia ka pasur të njëjtin qëndrim por duke ndaluar lëshimin e atyre targave.

Kosova ka këmbëngulur që kjo marrëveshje të bëhet në kuadër të bisedimeve për propozimin franko-gjerman që është i mbështetur edhe nga BE por edhe nga Borreli, i cili ka dhënë një afat deri në fund të Marsit për të arritur në përfundim.

Kështu që, është shumë absurde që Borrelli e ka pranuar versionin e Vuçiç për një marrëveshje, pa propozimin Europian... kur ndërkohë ka qenë Kosova për të njëjtën marrëveshje, por në kuadër të BE-së”, u shpreh Zaimi.