Afera e Portit të Durrësit, Manjani: Rama po jep tokën falas! Mund të ndalet me reagim popullor!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi në emisionin 'A Show' me Adi Krastën në Syri Tv aferën korruptive të Portit të Durrësit. Manjani tha se ngrihen mjaft pikëpyetje ndërsa shtoi se kompania nuk ka paratë për të bërë Portin e Durrësit.

"Ka pikëpyetje, me çfarë lekësh, kompania që ia dhanë nuk ka lekë për ta bërë. Do e bëjë me sa duket me lekët e klientëve. Hap gropë dhe shit në gropë me shpresën se do mblidhet ndonjë lek për të bërë ndonjë kat."-tha Manjani.

Më tej Manjani tha se kompania hyn në partneritet me shtetin dhe shteti shqiptar bëhet ndërtues duke i dhënë tokë pa lekë kompanisë.

Sipas Manjanit kemi të bëjmë me diskriminim ndërsa shtoi se vizioni është zero dhe ndërtimi për faqe të zezë. Sakaq, ai tha se revolta popullore mund ta ndalë Projektin e Portit të Durrësit.

"Si s'paska detyrim për taksën e infrastrukturës? Pse një ndërtues në Tiranë duhet ta paguajë dhe ai i Portit të Durrësit jo? Diskriminim. Vizioni zero, ndërtimi për faqe të zezë. Ti je kapedani, po çfarë po bën? Kjo është tema. Nëse ka reagim popullor, padyshim që ndalet."-tha Manjani.