VIDEO/ Rekrutët e Putin e nisin ‘luftën’ në klubin e natës në Rusi

Një video, e cila pretendohet se është filmuar në një klub nate në Rusi, është bërë virale në rrjetet sociale.

‘Daily Mail’ shkruan se rekrutët e Vladimir Putin, të thirrur për të luftuar në Ukrainë, e kanë nisur luftën e tyre fillimisht në një klub nate.

Në video duken një grup civilësh dhe një grup personash me veshje ushtarake, të cilat përleshen duke goditur njëri-tjetrin me karrige e sende të tjera të forta.

Pamjet pretendohen të jenë kapur në një klub nate në Yurga, rajoni i Kemerovës, pranë një kampi stërvitor.