Tensionet me Serbinë/ Lama: Interesi i Kosovës, të zgjidhë problemet! S’besoj të ndodhë së shpejti

Ish-deputetja e Kosovës, Alma Lama, komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv përplasjen Kurti-Borrell në Bruksel dhe mosarritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi pas tensioneve të krijuara për targat.

Alma Lama deklaroi se pala që krijon probleme dhe që i ka duart në veri të Kosovës është gjithmonë Serbia. Ish-deputetja tha se nuk beson që marrëveshja do të gjendet së shpejti mes palëve.

"S'ka dyshim që është interesi i Kosovës të zgjidhë problemin dhe jo interesi i Serbisë, se është kjo e fundit që instrumentalizon qytetarët serb.

Problemet në veri të Kosovës e bëjnë të domosdoshme zgjidhjen e konfliktit, a do të zgjidhet shpejt, nuk besoj edhe pse ka përpjekje të shtuara dhe me nisjen e luftës Rusi-Ukrainë.

Ka angazhim të Gjermanisë, Francës, BE-së dhe SHBA-së për të arritur një marrëveshje e cila nuk do të jetë finale.”-tha Alma Lama.