VIDEO-SYRI TV/ Dita e tretë e përmbytjeve në Shkodër, banorët: Qeveria na ka braktisur!

Ndonëse gjatë orëve të fundit ka pasur një tërheqje të ujit, Shkodra vijon të jetë qarku më i goditur nga përmbytjet. Në më shumë se 12 fshatra të 5 njësive administrative janë rreth 1685 hektarë tokë bujqësore të përmbytura, ndërsa vijojnë të jenë të evakuar 26 familje. Banorët në zonat e përmbytura akuzojnë qeverinë se i ka braktisur, ndërsa nuk u ka dhënë as dëmshpërblimet për përmbytjet e katër viteve më parë.

Syri Tv

Në ditën e tretë të reshjeve, në Shkodër situata vijon të jetë e rënduar.

Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile raportojnë për rreth 1685 hektarë tokë bujqësore të përmbytura, nga 4346 hektarë që ishte një ditë më parë.

Në disa zona të Shkodrës, janë ende të evakuara 26 familje, të cilat janë strehuar në konviktet e qytetit, ndërkohë që dhjetëra banesa janë ende të rrethuara nga uji.

Grupet e xhirimit të Syri Televizion, ishin në disa nga zonat e përmbytura në këtë bashki.

Gazetari Fatjon Gjinaj solli historinë e familjes Kujtim Metit në fshatin Kuç, ku pa nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet.

Në këtë zonë, dëmet në bujqësi janë të mëdha. Situatë e rënduar është dhe në Obot, ku sipas banorëve, se kjo situatë përsëritet gjithmonë, ndërsa nga shteti nuk janë dëmshpërblyer kurë.

Sipas të dhënave zyrtare, problemet kryesore nga përmbytjet janë në rreth 12 fshatra të njësive administrative Ana e Malit, Dajçit, Velipojës, Gurit të Zi dhe Bërdicës.

ZONA TË PËRMBYTURA

Nj.A. Ana e Malit: Fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë/ 700 ha

Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, jashtë funksionit

Nj.A Dajç: Fshatrat; Mushan, Shirq, Pentar/ 120 ha

Nj.A.Velipojë, Fshatrat: Baks, Luarz, Ças/ 135 ha

Nj. A. Guri i Zi, Fshatrat: Kuç, Rrenc/ 150 ha

Nj.A.Bërdicë, Fshatrat: Trush/ 200 ha

LEXO EDHE: 

Përmbytjet në Shkodër nga hidrocentralet, SYRI TV siguron VIDEO-n e ujit nga portat e HEC-it