Sekuestrohen 15 mijë £ të padeklaruara në kufi, skaneri 'tradhton' 26-vjeçaren në Rinas

Policia në Rinas ka sekuestruar 15 mijë paund të cilat nuk ishin deklaruar në kufi nga shtetasja me inicilet E.S., 26 vjeçe.

Mësohet se e reja po udhëtonte nga Britania e Madhe në drejtim të Shqipërisë, ndërsa paundët u gjetën në çantën e saj të cilat nuk ishin deklaruar.

Njoftimi i Policisë
Evidentohet dhe goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 15,000 paund, procedohet penalisht 26-vjeçarja që nuk i deklaroi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetases E. S., që kishte udhëtuar nga Anglia në drejtim të Shqipërisë. 

Gjatë kontrollit të valixhes së kësaj shtetaseje janë gjetur 15 000 paund, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore. 

Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetases E. S., 26 vjeçe, lindur në Kosovë dhe banuese në Austri, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.