Hysaj denoncon me video: Emergjencat civile s'reaguan! Banorët pranë 'Kalit të Trojës' 72 orë të bllokuar

Sekretarja e Mardhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj ka denoncuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet Durrësi si pasojë e përmbytjeve pas reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit.

Jola Hysaj denoncon me video se lagjia 13 e qytetit bregdetar është nën ujë ndërsa shton se askush nuk reagoi nga emergjencat civile.

“Je që je, kryeministrin me vete e ke... Kaloni e ca nga plazhi mo Lagjia 13, se pas telefonatës tek emergjencat civile askush nuk reagoi.  Mbetën 72 orë të bllokuar banorët e zonës pranë "Kalit të Trojës".

Kuptohet që KM ka zhbllokuesit me vete ndaj Sakos nuk do i duhet gomone si i duhet qytetarëve për të kaluar.”-shkruan Hysaj në rrjete sociale.