BE jep ndihmë financiare për rindërtimin e Ukrainës, ja shuma

“Komisioni Europian ka ofruar 2.5 miliardë euro shtesë për Ukrainën.

Ne po planifikojmë të miratojmë edhe 18 miliardë euro për vitin 2023, për rindërtimin e shpejtë të Ukrainës.”

Kështu ka deklaruar presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në një mesazh në Tëitter.

 “Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, theksoi ajo.