VIDEO-SYRI TV/ Bizneset në krizë, mbi 5233 të huaj kanë marrë leje pune

Bzineset shqiptare kanë filluar të importojnë punonjës nga jashtë. Gjatë këtij viti kanë marrë leje punë 5.233 shtetas të huaj. Arsyeja që ka detyruar sjelljen e të huajve është emigrimi masiv i shqiptarëve, ndërkohë që të dhënat tregojnë se këta të huaj paguhen më shumë sesa punonjësit shqiptarë

SYRI TV

Largimet masive të të rinjve kanë bërë që tregu i punës në Shqipëri të ketë nevojë urgjente për të sjellë punonjës të huaj, për të plotësuar nevojat.

Gjatë 9-mujorit 2022 kanë marrë leje pune 5.233 shtetas të huaj, 4% më shumë se në 2021.

Deri në fund të vitit pritet të lëshohen edhe një sasi e madh lejesh qëndrimi për punë ndaj të huajve nisur nga kërkesat e larta që bizneset në sektorë të ndryshëm të ekonomisë kanë bërë tek agjencitë e punësimit, të huajt më së shumti vijnë të punësohen në industrinë përpunuese, në sektorin e ndërtimit, në bujqësi dhe peshkim, etj.

Vitin e kaluar 16 për qind të lejeve të punës u lëshuan për shtetas turq, egjiptianë, filipinas dhe indianë.

Kostot aktuale që një firmë duhet të paguajë për një punonjës nga Nepali janë 1200 euro dhe më pas një rrogë neto 550 euro në muaj.

Nëse një kompania paguan për 10 punonjës nga Nepali, marrja e tyre me rroga shumë të larta largon punonjësit shqiptarë që paguhen më pak.