VIDEO - SYRI TV/ ‘William Shakespeare’ nga Victor Hygo, për herë të parë në shqip, mbesa çon në vend amanetin e gjyshit

Vepra “William Shakespeare” e Victor Hygo është sjell për herë të parë në shqip nga Abdulla Rami dhe Ermira Godo. Rami nisi përkthimin e veprës në vitet ’60, kur vuante dënimin nga regjimi komunist, ndërsa botimi zbulon të vërteta të panjohura për lexuesin, që njihet edhe me përjetimet e Hygoit e  lirinë, e cila i dukej krejt e pamundur.

Syri tv

Një akt lirie më shumë se sa letërsi pat qenë në vitet ‘60 vepra “William Shakespeare” e Victor Hygosë  e përkthyer mjeshtërisht nga Abdulla Rami, që vuante internimin në Gosë të Kavajës. Në një shtëpi të zbrazët e të zymtë dorëshkrimet e tij u ruajtën prej vajzave për vite me radhë në një sënduk të vjetër prej druri dhe u rikopjuan me shkrim dore nga e bija e përkthyesit. Bashkëpërkthyese e këtij botimi është edhe Ermira Godo, që e quan mision sjelljen e librit në shqip.

Është shkruar prej Hygosë në ekzil dhe është filluar të përkthehet prej gjyshit tim në internim. Ky paralelizëm është ai, që më ka tronditur më shumë, dhe do ta quaja si një mision, si një detyrë dhe si një detyrim. për ta sjellë këtë vepër në shqip në duart e lexuesve.

Lexuesi do të zbulojë një të vertetë në libër, që me gjasë do ta ketë të vështirë ta pranoj.

Victor Hygo sjell fakte të pakundërshtueshme që Ëilliam Shakespeare deri në vdekjen e tij nuk ka qenë i mbështetur prej mbretëreshës Elisabet.

E shkruar në kohën më të errët që jetoi Hygoi, vepra e kapërcen të pamundurën e hap dyert e portës së shpresës.

Victor Hygo nuk mendonte se do të kthehej përsëri në Francë dhe gjyshi nuk mendonte se do të lirohej së shpejti nga ky internim. Unë mendoj që ky paralelizëm historik, e bëri që ta marrë atë në dorë këtë vepër, që është një vepër e paardhur në shqip më parë dhe ndoshta për të sjell diçka të re për ne.  

Botimi është një përpjekje shumëvjeçare për të njohur lexuesin, jo vetëm me kryeveprën e Hygoi, po për të qëmtuar thellë nëpër shpirtin e trazuar të autorit, të cilit liria i pat munguar gjatë. /Gaz: E. Xhemali, Op: S. Goga, Mont : O. Demo/