Këshilli i Ambasadorve Shqiptarë nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Federatën Pan-Shqiptare ‘Vatra’

Këshilli i Ambasadorve Shqiptarë ka nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi me Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”, për të bashkëpunuar në promovimin e politikës tonë të jashtme kombëtare.

Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv i KASH, ambasadori Genci Mucaj dhe kryetari i Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, Elmi Berisha.

Federata Pan-Shqiptare Vatra ka lënë gjurmë në historinë e Shqipërisë dhe me tej në shtetndërtimin dhe demokratizimin e Kosovës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm për pavarësinë e saj.

Përmes këtij memorandumi Këshilli i Ambasadorve Shqiptarë me përvojen e pasur diplomatike dhe shtrirje të gjerë në rajon dhe Federata “Vatra” zotohen se do të bashkëpunojnë në aktivitete të përbashkëta ne funksion te politikes tone te jashtme kombetare.

Federata “Vatra”, sipas nevojës do të ofrojë mbështetje për Këshillin e Ambasadorve Shqiptarë, me qëllim rakordimin e politikës së jashtme me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe lobimit në favor të çështjes mbarë shqiptare.