'Dhe yjet rrinë e vështrojnë', piskama e lëmoshës në telajon e Gazmend Lekës

Në biseda, prej kohësh, profesori patë thënë se u kishte rezervuar një cikël piktorik. Titulli, sipas kuratorit Ermir Hoxha është një metaforë, e cila, nga ajo metafora universale e diçkaje që e shikon nga lart, duket sikur materializohet në përditshmërinë tonë. Personazhet, që dalin rrugëve të Tiranës, i kemi gjithmonë pranë e gjithmonë larg.

“Këta janë personazhe shumë të njohur në qytet. Për të njohur dikë, ai patjetër duhet të ketë bërë ndonjë bëmë, duhet të jetë VIP-i politik, VIP-i i artit... këta nuk janë VIP-a, ne këta i mbajmë mend, e dimë se ku rrinë dhe çfarë hanë, është pjesa më e lënë pas dore e shoqërisë. Këta jaën lënë në harresë. Njerëzit kalojnë, janë mësuar me ta. Nuk është se i përbuzin por mund të lënë ndonjë lëmoshë , edhe pse janë fytyra shumë të njohura për qytetarët, janëpersonazhe të cilët hyjnë e dalin si hije, si fantazma. Kohë pas kohe e kisha në mendje që t’i shkëpusja nga ky boshllëk, nga hy hiç dhe ti vë në mes të skenës, t’i ndruiçoj me prozhektor dhe t’i jap atë çfarë shihet mbrapa lëkurës së njeriut”, shprehet Leka.

Pikturat e Gazmend Lekës, para së gjithash, i takojnë shpirtrave të thellë njerëzor, ndaj përmes kësaj ekspozite do t'i njihni gjithë dimensionet e të  harruarve, që të kujtojnë se janë aty, vetëm kur kërkojnë lëmoshë.