Erisa Xhixho nga takimi në Kuçovë: Koha e llogaridhënies ka ardhur, Rama duhet ndëshkuar me votë

Deputetja e PL, Erisa Xhixho, me anë të një statusi në rrejtin e saj social 'Facebook' ka ndarë disa momente nga takimi Kuçovë me strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë, me ish-deputetin Lefter Maliqi.

Teksa theksoi se papunësia, emigrimi masiv i të rinjve, mungesa e investimeve të Bashkisë Kuçovë, kriza e çmimeve, mungesa e shpresës ishin disa nga shqetësimet që ndanë me ne qytetarët.

Statusi i plotë e Erisa Xhixhos:

Kënaqësi të isha sot në takimin në Kuçovë me strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë, me ish-deputetin Lefter Maliqi.

Papunësia, emigrimi masiv i të rinjve, mungesa e investimeve të Bashkisë Kuçovë, kriza e çmimeve, mungesa e shpresës ishin disa nga shqetësimet që ndanë me ne qytetarët.

Koha e llogaridhënies ka ardhur, ndaj qeveria Rama, e cila edhe sot në kohë krize ekonomike ka prioritet pagesat e PPP-ve dhe të inceneratorëve, duhet ndëshkuar me votë.

Kjo qeveri që e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme dhe vazhdon të injorojë qytetarët që përballen me rrënimin ekonomik do ta marrë përgjigjen më 14 maj.

Më 14 maj, u rikthejmë bashkitë qytetarëve! ??

Me forcën e votës i kthejmë Këshillat Bashkiakë në parlamentet e qyteteve, sepse pushteti i takon sovranit, jo klientëve të qeverisë.