Shpërthimet në Zaporzhia, Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën

Zyrtarët rusë dhe ukrainas kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet e fundit në termocentralin bërthamor Zaporizhia.

Shpërthime të fuqishme tronditën këtë zonë të rrezikshme gjatë fundjavës, duke ngritur shqetësimet për një aksident të mundshëm bërthamor.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi vlerësoi se sulmet në termocentralin bërthamor të Zaporizhia të Ukrainës ishin “plotësisht të qëllimshme dhe të synuara”, dhe e vlerësoi situatën “jashtëzakonisht serioze”.