SHBA/ Jepet 'drita jeshile' për konsumin e mishit e shpendëve të prodhuar në laborator

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA)  ka dhënë për herë të parë miratimin e saj për tregtimin e një produkti të mishit të shpendëve, i cili është zhvilluar me metoda laboratorike dhe është i destinuar për konsum njerëzor. 

Është mishi i pulës që është kultivuar në laborator, duke përdorur si lëndë të parë qelizat e kafshëve të gjalla.

Produkti është prodhuar nga kompania Upside Foods,i cili përdor qelizat shtazore për të prodhuar mish në rezervuarët e bioreaktorëve inoks. 

Kompania, e cila u themelua në vitin 2015 dhe është e vendosur në Berkeley, Kaliforni, dhe tashmë ka investuar qindra miliona dollarë, siguroi se produkti i saj është i sigurt për njerëzit dhe FDA ra dakord.

" Bota po përjeton një revolucion ushqimor dhe FDA është e përkushtuar të mbështesë inovacionin në furnizimin me ushqime," thuhet në një deklaratë të lidhur nga zyrtarët e autoritetit mbikëqyrës kompetent. Megjithatë, përpara se mishi i rritur në laborator të mund të dalë në treg, ai duhet të miratohet nga Shërbimi i Ushqimit dhe Shërbimi i Inspektimit i Departamentit të Bujqësisë së SHBA-së.